Rusi/ Shpërthimi në pikën e karburantit lë 35 të vrarë, mbi 100 të plagosur
2023-08-16 16:06:05

Foto nga VCG
Të paktën 35 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti në Rusi. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin Makaçkala, në rajonin e Dagestanit.
Ministria ruse për Emergjencat raportoi se të paktën 100 persona mbetën të plagosur, bën të ditur “RTSH”.
Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe paraprakisht mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin. (Elona)
Lajmet Kryesore
