Kina do të përmirësojë zbatimin e ligjit për mbrojtjen e pyjeve e kullotave
2023-08-16 11:39:52

Foto nga VCG

Autoritetet kineze publikuan të martën një udhëzues për të përmirësuar integrimin e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në çështjet e pylltarisë dhe kullotave. I nxjerrë së bashku nga Prokuroria e Lartë dhe Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, udhëzimi përqendrohet në ndërtimin e një mekanizmi koordinues për zbatimin e ligjit administrativ dhe çështjet gjyqësore të interesit publik në çështjet e pyjeve dhe kullotave, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas udhëzimit, prokurorët dhe autoritetet në të gjitha nivelet duhet të përqendrohen në aktet e paligjshme në zonat kritike të pylltarisë dhe kullotave që cenojnë interesat kombëtare ose shoqërore dhe të rrisin sinergjinë midis zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit. Prokurorët në të gjithë vendin duhet të synojnë probleme të rëndësishme që lidhen me shkeljen e interesit publik në pylltari dhe kullota. Ata inkurajohen të ngrenë procese gjyqësore civile me interes publik në rastet kur preken interesat publike, pavarësisht nga përmbushja e detyrave nga autoritetet.  Autoriteteve të pyjeve dhe kullotave duhet të mbështesin punën e organeve prokurore duke ofruar sugjerime dhe mbështetje në fusha profesionale. Prokuroritë dhe autoritetet e pyjeve dhe kullotave duhet të vazhdojnë të zgjerojnë shkëmbimet e tyre, të thellojnë shkëmbimin e informacionit në drejtim të transferimit të të dhënave dhe planeve të punës dhe të forcojnë bashkëpunimin në trajtimin e rasteve, veçanërisht atyre që përfshijnë dëme të rënda në burimet pyjore dhe kullota, sipas udhëzimit. (Elona)