Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë mbështetjen për separatistët e "pavarësisë së Tajvanit"
2023-08-16 11:25:18

Foto nga VCG

Kina u kërkoi të martën Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen e forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit", duke e quajtur Lai Ching-te "një ngatërrestar kryekëput".

Njoftohet se zëvendëslideri i rajonit të Tajvanit të Kinës Lai Ching-te u nis për në Paraguai më 12 gusht për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri paraguaian. Ai mbërriti në Nju-Jork për një "ndalesë".

Autoritetet e ShBA-së dhe Tajvanit krijuan kushtet që Lai të angazhohet në veprimtari politike në Shtetet e Bashkuara në emër të një "ndalese". Kjo shkel seriozisht parimin e "Një Kine" dhe cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin.

Duke vënë në dukje se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave themelore të Kinës dhe vija e parë e kuqe që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet kino-amerikane, Wang i kërkoi ShBA-së "të respektojë parimin e 'Një Kine' dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të mbajë premtimin për të mos mbështetur separatistët e 'pavarësisë së Tajvanit'", të ndalojë çdo formë ndërveprimi zyrtar me rajonin e Tajvanit dhe të ndalojnë goditjen ndaj parimit të "Një Kine".

Kina do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të marrë masa të forta e të vendosura për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, theksoi zëdhënësi.

Në përgjigje të komenteve të Lait për "pavarësinë e Tajvanit" në një intervistë për agjencinë amerikane "Bloomberg", Zhu Fenglian, një zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit në Këshillin e Shtetit, e dënoi të martën atë për mbrojtjen e ideve të rreme të separatistëve "të pavarësisë së Tajvanit" duke përfituar nga "tranziti", dhe shtoi se e ashtuquajtura retorikë e tij e "paqes" është një "gënjeshtër e plotë". 

Një njeri i tillë mund t'i sjellë Tajvanit vetëm rrezikun e luftës, tha Zhu.