Indeksi i prodhimit të shërbimeve në Kinë u rrit me 5.7 për qind në korrik
2023-08-16 11:05:47

Foto nga VCG

Indeksi i prodhimit të shërbimeve të Kinës u rrit me 5.7 për qind në bazë vjetore në korrik, treguan të martën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, cituar nga “Xinhua”.

Sektori i shërbimeve me bazë kontakti dëshmoi një rimëkëmbje të shpejtë, me nënindeksin për akomodimin dhe kateringun që u rrit me 20 për qind në bazë vjetore.

Nënindeksi i prodhimit të transmetimit të informacionit, softuerit dhe shërbimeve të IT-së u rrit me 11.2 për qind, ndërsa ai për shërbimet financiare u zgjerua me 7.6 për qind. Indeksi i matjes së aktivitetit të biznesit në sektorin e shërbimeve rezultoi në 51.5 për qind në korrik.

Indeksi u rrit me 8.3 për qind në bazë vjetore në shtatë muajt e parë dhe të ardhurat e kombinuara të ndërmarrjeve kryesore të shërbimit u rritën me 7.5 për qind në bazë vjetore në gjysmën e parë të vitit.

Nga janari në korrik, shitjet me pakicë në sektorin e shërbimeve u rritën me 20.3 për qind. (Elona)