Në një mbrëmje të fillim gushtit, një heshtje mbuloi auditorin kryesor në Sallën Kombëtare të Arteve në Pakistan, pavarësisht nga prania e qindra njerëzve. Ata u zhytën plotësisht në një film, i cili është një bashkëpunim i producentëve kinezë dhe pakistanezë.

foto: VCG
Publiku u mahnit nga udhëtimi i një gruaje të re kineze drejt Pakistanit përgjatë autostradës Karakoram për të punuar si përkthyese në një projekt hidroenergjetik të ndërtuar nga Kina, që ofron energji elektrike të lirë dhe të pastër në Pakistan.
Atmosfera më parë e qetë në auditor u mbush papritur me duartrokitje dhe brohoritje të forta nga publiku kur, në një skenë filmi, gruaja kineze donte të paguante biletën e autobusit për udhëtimin e saj, por shoferi pakistanez refuzoi ngrohtësisht, duke thënë: “Kinezët nuk kanë nevojë të paguajnë! Pakistani dhe Kina janë vëllezër të vërtetë”.
Njerëzit pohuan me gëzim: “Po, është e vërtetë”.
Bashkëprodhimi i parë i madh nga producentët kinezë dhe pakistanezë, filmi “Ba'Tie Girl”, që do të thotë “Vajza nga Pakistani vëllazëri e hekurt”, flet rreth miqësisë midis një gruaje kineze dhe një adoleshenteje pakistaneze, të cilat ndajnë pëlqimin për futbollin.
Gruaja kineze vepron si një mbështetje e fortë për shoqen e saj pakistaneze, duke e inkurajuar atë të zbulojë forcën e saj të brendshme dhe të përballet me guxim me vështirësitë që i dolin para, duke kapërcyer sfidat.

foto: VCG
“Karakteri i gruas kineze më kujtoi Kinën, e cila gjithmonë mbështet Pakistanin dhe dëshmon se është shtylla e palëkundur e mbështetjes në të gjitha kohërat”,- thotë Khalid, i cili udhëtoi nga rrethi Attock i Punjabit për të parë filmin.
Në Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan, startuar në vitin 2013, Kina ka investuar miliarda dollarë për të ndihmuar Pakistanin të kapërcejë mungesën e energjisë elektrike duke ndërtuar termocentrale, duke përmirësuar lidhjen dhe duke përhapur një rrjet rrugësh në të gjithë vendin.
Pas fillimit të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan një dekadë më parë, mijëra punëtorë dhe inxhinierë kinezë shkuan në Pakistan në projektet e këtij programi dhe qindra mijëra udhëtuan në Kinë për arsim, trajnim profesional, biznes dhe mundësi të tjera.
Duke folur për shkëmbimet mes njerëzve, bashkëprodhuesi pakistanez i filmit Syed Jamal Shah thotë se udhëtimi i gruas së re kineze në Pakistan dhe ndërveprimi i saj me kulturën pakistaneze jep një vështrim të mirë të kulturës së të dy vendeve.
“Tregtia nën Korridorin Ekonomik Kinë-Pakistan ka një rëndësi të madhe ekonomike, por ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës do të thotë shumë, sepse këto ura janë shumë më të forta dhe më të gjata pasi i afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin”,- tha Shah.

foto: VCG
Duke folur për faktorin nxitës pas bashkëprodhimit të filmit, producenti kinez Xie Peng thotë se, përmes ndodhive të ndryshme, ai kuptoi lidhjen e fortë të miqësisë midis Kinës dhe Pakistanit dhe ka dëgjuar shumë histori që tregojnë miqësinë mes dy vendeve. Bashkëprodhimi po shihet si hapi i parë i madh drejt bashkëpunimit të shumëpritur Kinë-Pakistan në fushën e filmave dhe dramave, që synon ringjalljen e industrisë së filmit në Pakistan.
Zafar Uddin Mahmood, asistent special i kryeministrit të Pakistanit dhe ish-i dërguar i posaçëm për Korridorin, thotë se filmi do të frymëzojë kineastët e tjerë që të punojnë në bashkëprodhim me Kinën.
Projekti dëshmoi gjithashtu të jetë një përvojë e mirë mësimore për kastin pakistanez, që përfshin kryesisht aktorë të rinj, disa prej të cilëve mësuan edhe kinezisht për filmin, i cili është xhiruar kryesisht në anglisht dhe mandarin.
Suraj Khan, një nga aktorët kryesorë mbi të cilin publiku lavdëroi për performancën e tij komike, thotë se ai ka luajtur në teatro dhe drama të ndryshme televizive në Pakistan, por “Ba'Tie Girl” ka qenë përvoja e tij më e paharrueshme.
Filmi është planifikuar të dalë në kinema këtë javë dhe parashikohet të tërheqë një audiencë të konsiderueshme, për shkak të historisë së tij tërheqëse, përçimit të miqësisë së Pakistanit me Kinën dhe tërheqjes unike si një film komercial i bashkëprodhuar me një vend të huaj.
