
Foto nga VCG
Rusia e ka rritur me 12 për qind normën bazë të interesit pas zhvlerësimit të madh të rublës, bën të ditur “RTSH”. Norma bazë e interesit u rrit nga niveli 8.5 për qind për të kundërvepruar ndaj inflacionit të lartë, tha këshilltari për ekonominë i presidentit Vladimir Putin.
Me vendimin e saj, Banka Qendrore ruse njoftoi se synon të kufizojë rreziqet nga paqëndrueshmëria e çmimeve dhe politika monetare e lehtësuar.
Në shtatë ditët e para të gushtit, niveli i inflacionit në Rusi qëndroi në 4.4 për qind. Banka ruse shpreson të ndikojë në uljen e çmimeve deri në 4 për qind brenda vitit 2024.
Rusia është dëmtuar ekonomikisht që pas nisjes së konfliktit me Ukrainën dhe prej sanksioneve nga shtetet perëndimore ndaj eksporteve të gazit dhe naftës. (Elona)
