
Foto nga VCG
Numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë. Këtë e treguan shifrat e policisë britanike, sipas të cilave 6350 krime janë regjistruar në lidhje me komunikimet seksuale me fëmijët deri në muajin mars 2023. Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave, shkruan “RTSH”.
Vajzat ishin në shënjestër në 83% të rasteve kur dihej gjinia.
Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve bëri të ditur se numri i shkeljeve tregon se pse janë kaq të nevojshme mbrojtjet novatore të projektligjit mbi sigurisë online, pavarësisht kundërshtimit nga gjigantët e teknologjisë për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë.
Në total, 150 lojëra, aplikacione dhe faqe të ndryshme janë përdorur me qëllim ngacmimin seksual të fëmijëve. (Elona)
