Roja Bregdetare greke shpëton 22 emigrantë, ndalohen dy kontrabandistë
2023-08-16 16:55:54

Foto nga VCG

Një anije patrullimi në Greqi ka arritur të shpëtojë nga mbytja pranë ishullit të Rodosit 22 emigrantë, mes të cilëve katër fëmijë.

Roja Bregdetare greke ka ndaluar dy kontrabandistë, 44 dhe 48 vjeç, si të dyshuar për trafikim, bën të ditur “RTSH”.

“Drejtoria e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Kufirit Detar, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Rodosit, po përpunojnë provat dhe po hetojnë për përfshirjen e mundshme të të arrestuarve në raste të tjera, si dhe bashkëpunimin e tyre me anëtarë të rrjeteve të angazhuar në veprimtari të ngjashme kriminale”- thuhet në një deklaratë të Gardës Bregdetare Helene. (Elona)