Prodhimi industrial në Kinë u rrit me 3.7 për qind në korrik
2023-08-16 16:00:01

Foto nga VCG

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 3.7 për qind në bazë vjetore në korrik, treguan të martën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Nga janari në korrik, prodhimi industrial u rrit 3.8 për qind në bazë vjetore, shkruan “Xinhua”.

Prodhimi industrial përdoret për të matur aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.79 milionë dollarë amerikanë). (Elona)