Policia kineze zgjidh 29.000 raste të krimit mjedisor në 6 muajt e parë të vitit
2023-08-16 17:11:09
Foto nga VCG
Policia kineze zgjidhi 29.000 raste penale në lidhje me dëmtimin e mjedisit në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, këto raste përfshinin një sërë veprash penale që rezultuan në dëmtim mjedisor, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, fabrikimin e provave të rreme në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, dëmtimin e kafshëve të egra të rrezikuara, prerjen e paligjshme të pemëve pyjore, si dhe gërmimin e paligjshëm të rërës së detit, citon “Xinhua”.
Ministria bëri të ditur se autoritetet policore do të vazhdojnë të godasin krimet mjedisore në të ardhmen. (Elona)
Lajmet Kryesore