Foto nga VCG
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit të vendit, ruajtën rritje të qëndrueshme në korrik, treguan të dhënat zyrtare të martën.
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën me 2.5 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar në gati 3.68 trilionë juanë (rreth 512.22 miliardë dollarë amerikanë), citon “Xinhua” të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave. Në periudhën janar-korrik kjo shifër u rrit me 7.3 për qind.
Tregu i konsumit vazhdoi të rimëkëmbet dhe konsumi i shërbimeve u rrit me shpejtësi, bëri të ditur zyra përmes një deklarate.
“Kërkesa e brendshme vazhdoi të rritet”,- tha zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave, Fu Linghui, në një konferencë për shtyp të martën.
Në korrik, sektori i hotelerisë raportoi një rritje të të ardhurave prej 15.8 për qind nga një vit më parë. Në shtatë muajt e parë të vitit, shitjet me pakicë online u rritën me 12.5 për qind dhe shitjet e shërbimeve u rritën me 20.3 për qind. (Elona)