Parada kremtuese me rastin e dyvjetorit të rikthimit në pushtet të qeverisë së përkohshme, më 15 gusht/ foto nga CFP
Në kryeqytetin e Afganistanit Kabul u zhvillua të martën një paradë kremtuese me rastin e dyvjetorit të rikthimit në pushtet të qeverisë së përkohshme. Më 15 gusht 2021, trupat e Misionit të Mbështetjes së Vendosur, të kryesuara nga ShBA-ja dhe NATO-ja, u tërhoqën në mënyrë të plotë nga Afganistani dhe talibanët afganë hynë në Kabul e filluan përsëri qeverisjen. Tani që kanë kaluar dy vjet, si është situata në këtë vend?
Me afrimin e përvjetorit, në shumë qytete afgane u varën flamuj dhe u ndezën llamba shumëngjyrëshe. Ndërsa më 15 gusht, në Kabul u zhvillua parada kremtuese. Në mëngjesin e së martës, qeveria e përkohshme afgane publikoi komunikatën për dyvjetorin e kthimit në Kabul, duke theksuar moslejimin e shkeljes së pavarësisë e të lirisë së vendit nga asnjë agresor.
Përgjatë rrugës për në Kabul, një afgan që mori pjesë në paradë i tha gazetarit të CGTN-it: "Këto dy vjetët e fundit, në Afganistan është garantuar siguria, e cila nuk ka ekzistuar gjatë 40-50 vjetëve të fundit."
Parada kremtuese me rastin e dyvjetorit të rikthimit në pushtet të qeverisë së përkohshme, më 15 gusht/ foto nga CFP
Një prej tyre, i quajtur Hakhani, u shpreh: "ShBA-ja duhet të zhbllokojë pasuritë e Afganistanit. Këto para i përkasin gjithë popullit afgan."
Ndërsa një tjetër, me emrin Hekmat, theksoi: "ShBA-ja po u kundërvihet të gjithë afganëve. I bëj thirrje gjithë botës që të ndalojë shtypjen nga ShBA-ja ndaj popullit afgan dhe të çlirojë pasuritë tona të ngrira."
Parada kremtuese me rastin e dyvjetorit të rikthimit në pushtet të qeverisë së përkohshme, më 15 gusht/ foto nga CFP
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbing kërkoi të martën në konferencën e rregullt për shtypin që të reflektohet thellësisht nga mësimet e nxjerra në Afganistan. Situata e tanishme në këtë vend shënon dështimin e gjithanshëm të ShBA-së nga ana ushtarake, politike dhe e luftës antiterroriste. Kjo vërteton përsëri se ndërhyrjet ushtarake e politike dhe imponimi i transformimit demokratik ndaj vendeve të tjera nuk mund të arrijnë sukses, por do të shkaktojnë vetëm tronditje e katastrofa. Ai u bëri thirrje vendeve përkatëse të konkretizojnë premtimet për ndihmë ndaj Afganistanit dhe të sigurojnë zhbllokimin e të gjitha pasurive të ngrira afgane për përdorim urgjent për jetën e banorëve vendës.