Probleme pas përmbytjeve në Slloveni, shfaqen armatime të pashpërthyera nga Lufta II Botërore
2023-08-16 11:42:35

Foto nga RTSH
Përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të dheut në Slloveni kanë nxjerrë në pah një tjetër problem. Dhjetëra mjete të pashpërthyera, me gjasë që nga Lufta e Dytë Botërore, po vështirësojnë përpjekjet masive të pastrimit pas përmbytjeve shkatërruese, shkruan “RTSH”.
“Kemi gjetur mina antitank, granata dore dhe mjete artilerie”,- tha Darko Zonic, komandant i Njësisë së Mjeteve të Pashpërthyera të Sllovenisë.
Ai shtoi se njësia e tij ka hequr 7 tonë bomba në 400 ndërhyrje që nga fillimi i vitit. “Shumë nga këto municione dolën në sipërfaqe gjatë stuhive të fundit”,- deklaroi Zonic. (Elona)
Lajmet Kryesore
