Një rrugëtim fantastik
2023-08-16 19:12:33

foto nga

foto nga  CHINA DAILY

Në recitalin e titulluar “Fantasy Pentaprism”, pianistja e re Wang Zitong paraqet pesë vepra që formojnë një rrugëtim të veçantë emocional, ndërsa përpiqet t'i parashtrojë pjesët me autenticitet dhe integritet.

Në qershor, Wang realizoi turneun e parë të saj në Kinë, duke mbushur skenën me talent e hijeshi në Sallën e Koncerteve të Pekinit, po ashtu edhe në Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen të provincës Guangdong.

Në recital, u paraqitën një gamë e gjerë stilesh dhe teknikash, ndërsa Wang luante pjesë të shkruara nga pesë kompozitorë që përfshinin periudha të ndryshme. “Një pentaprizëm është një prizëm reflektues me pesë anë që mund të transmetojë një imazh pa e përmbysur atë. Në lidhje me recitalin, pesë anët përfaqësojnë pesë pjesët dhe prizmi është si interpretuesi që përpiqet të përcjellë synimet e kompozitorëve”,- thotë ajo. Sipas saj, recitali u emërtua “Fantasy Pentaprism”, sepse të pesta pjesët janë të lidhura me konceptin e fantazisë në një mënyrë ose në një tjetër.

 foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Për pjesën e parë të recitalit, programi përmban “Chorale Prelude” të Bach; “BWV 639”, aranzhuar nga kompozitori italian Ferruccio Busoni; “In the Mists”, një pjesë pianoje nga kompozitori çek Leos Janacek dhe Sonata për Piano nr. 3 në F Minor, Op 23, shkruar nga kompozitori rus Alexander Scriabin.

Pjesa e Bach-Busoni i mbështjell dëgjuesit me aurën e saj dinjitoze, por joshëse. Më pas, Janacek prezanton një element misteri dhe ndërton tension, i cili kulmon në Scriabin-in e zjarrtë dhe të paepur. Gjysma e dytë përfshin Sonatën për Piano Nr 4 të Mozartit në E Major, K 282, dhe Sonata për Piano e Franz Liszt në B Minor, S 178. Gjatë pushimit mes pjesëve, përfytyrova kontrastin midis dritës dhe errësirës, një ballafaqim i sonatës së pastër dhe të pafajshme të Mozartit me opusin djallëzor të Liszt”,- deklaroi Wang.

 foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Nga një këndvështrim personal, për turneun në Kinë, Wang përgatiti pjesë që përkojnë me përvojat e saj të jetës, në mënyrë që ajo të mund t'i prezantojë ato vërtet dhe të portretizojë versionin më autentik dhe bindës të tyre.

Secila prej pjesëve ka rëndësinë e saj unike për të, por ndër to, e preferuara e saj është sonata e pianos nga Liszt, pasi ajo e shoqëroi gjatë gjithë semestrit të saj të fundit në Institutin e Muzikës “Curtis” në Shtetet e Bashkuara.

Kur ajo studioi për herë të parë kompozimin, i cili ishte shumë i diskutueshëm dhe mori kritika të ashpra me botimin e tij fillestar, ajo e gjeti veten të mbushur me frikë, vazhdimisht e shqetësuar se interpretimi i saj mund mos ta kuptonte plotësisht kompleksitetin e tij. “Të luash sonatën e Liszt në fund të një programi është padyshim i mundimshëm, por, në një farë mënyre, mendoj se mishëron shpirtin e jetës dramatike dhe konfliktuale të Faustit që kulmon në një fund të jashtëzakonshëm. Sonata e Liszt është një nga ato vepra ku nuk ka asgjë për të thënë më pas. Mendoj se ky fund nuk është vetëm një përfundim tërheqës për vetë veprën 30 minutëshe, por edhe për të gjithë programin”,- thotë Wang.

foto nga CHINA DAILY

Pavarësisht se pjesa kërkonte që pianistja të shfaqte gjithë qenien e tij në të, nga aftësitë teknike deri te shprehjet emocionale, performancat në skenë rezultuan një përvojë zbuluese dhe përmbushëse për të.

E lindur në vitin 1999 në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, Wang filloi të mësonte piano në moshën 3-vjeçare. Kur ishte 11 vjeçe, ajo u regjistrua në Konservatorin Qendror të Shkollës së Mesme të Muzikës me rezultate të shkëlqyera, duke studiuar me profesorët e konservatorit Chang Hua dhe Sheng Yuan . Profesori Sheng i ka përkufizuar dikur performancat e Wang të mbushura me ngjyra, imagjinatë, një ndjenjë bindjeje dhe origjinaliteti.

 foto nga CHINA DAILY

foto nga CHINA DAILY

Që nga recitali i saj debutues në Pekin në moshën 13-vjeçare, Wang ka performuar në skena të mëdha edhe në SHBA, Gjermani dhe Poloni, si dhe ka bashkëpunuar me orkestra me famë botërore.

Ajo u regjistrua në “Curtis” në vitin 2012, ku mori një diplomë bachelor nën kujdesin e pianistëve Meng-Chieh Liu dhe Eleanor Sokoloff dhe vazhdoi studimet e saj për master vitin e kaluar në Konservatorin e Muzikës New England, nën drejtimin e profesorit Dang Thai Son.

Vitin e kaluar, ajo fitoi çmimin e parë dhe çmimin “Nelson Freire” për interpretuesin më të mirë të një pjese të Chopin, në edicionin e vitit 2022 të Konkursit Ndërkombëtar të Pianos “Ferrol” në Spanjë.

“Për momentin do të vazhdoj studimet pasuniversitare në Boston dhe kam në plan të udhëtoj dhe të performoj sa më shumë që të mundem”,- Wang.