Territori i Lindjes së Largët të Rusisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga përmbytjet
2023-08-16 11:41:58

Foto nga VCG

Guvernatori Oleg Kozhemyako shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme rajonale në territorin Primorsky, në Lindjen e Largët Ruse, për shkak të dëmeve të shumta të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha.

“Në Primorye po futet një regjim rajonal i emergjencës. Dëmi nga fatkeqësia është i tillë që burimet e bashkive nuk mund ta përballojnë atë. Regjimi rajonal i emergjencës do të lejojë rritjen e masave të mbështetjes për popullsinë e prekur nga përmbytjet”,- tha guvernatori në një video-mesazh në kanalin e tij social.

Përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e dendur të sjellë nga tajfuni “Khanun” dhe një front polar, shkaktuan dëme të mëdha në Primorye. Disa komuna të këtij qarku kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas qendrës rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Situatave Emergjente, deri në mëngjesin e së hënës numri i shtëpive me prani uji është rritur në 4620. Gjithashtu, 32 vendbanime janë izoluar dhe 58 segmente rrugore janë bllokuar, shkruan “Xinhua”. Mbi 2500 individë janë evakuuar për shkak të situatës së rëndë.

Kozhemyako theksoi se gjendja e jashtëzakonshme rajonale fuqizon autoritetet për të menaxhuar në mënyrë efektive krizën në vend, si dhe për të kërkuar ndihmë federale sipas nevojës. (Elona)