Pesë të zhdukur pas shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të dheut në Itali
2023-08-15 18:54:09

Rreshqitjet e dheut ne Itali (Foto Atsh)

Rreshqitjet e dheut ne Itali (Foto Atsh)

Pesë persona janë shpallur te zhdukur në komunën veriore të Italisë, Bardonecchia, në perëndim të Torinos, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe të tokës mëngjesin e së hënës. Për pasojë, një përrua doli nga shtrati në qytetin e rajonit të Piemontes, njofton “ATSH”.

Zjarrfikësit italianë raportuan dëme të mëdha në qendër të qytetit jo shumë larg kufirit me Francën.

Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë në bashkëpunim me policinë.

Kryqi i Kuq Italian ka evakuuar 120 persona dhe i ka strehuar në kampin e tij dhe hotelet e zonës.

Videot në mediat sociale tregojnë masa të mëdha balte që rrotullohen nëpër rrugë, duke marrë me vete gjithçka me forcë.

Disa automjete janë përfshirë gjithashtu nga orteku ujit dhe i baltës. (Fatosi)