Ish-Presidenti Trump kritikon prokurore
2023-08-15 20:01:13

Foto nga VCG

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër një prokurore në Xhorxhia, e cila po paraqet prova kundër tij para një jurie të madhe mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet, ndërsa në të njëjtën kohë po tallej me gjykatësin në Uashington që po mbikëqyr rastin e nivelit federal për ndërhyrje në zgjedhjet e të njejtit vit.

Pas një hetimi 2.5 vjeçar, të hënën Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis filloi të thërriste dëshmitarët para një jurie të madhe në Atlanta për të dëgjuar prova se si ish-Presidenti Trump dyshohet se u përpoq në mënyrë të paligjshme të përmbyste humbjen e tij të ngushtë ndaj demokratit Joe Biden në Xhorxhia.

Në faqen e tij të mediave sociale "Truth", të hënën zoti Trump shkruaji me shkronja të mëdhat: "A do t'i tregojë dikush jurisë së madhe të qarkut Fulton se unë nuk i manipulova zgjedhjet. Në mesin e njerëzve që i manipuluan ato është mjerisht edhe Fani Willis, e cila në mënyrë tronditëse ka lejuar Atlantën të bëhet një nga qytetet më të rrezikshme në botë, nuk ka asnjë interes të shohë sasinë masive të provave në dispozicion, ose të zbulojë se cilët janë këta njerëz që kanë kryer këtë krim."

“Ajo dëshiron të kap ‘vetëm zotin Trump’”, shkroi ai. Ish-Presidenti Trump tha se "do të ishte i lumtur" të jepte dëshmi për jurinë e madhe, megjithëse gjatë muajve të hetimeve kriminale që kishin në shënjestër atë, ai ka refuzuar të gjitha ofertat për të dëshmuar.