CFP
Shkencëtarët kinezë në ekspeditën e 13-të shkencore në Oqeanin Arktik kanë përmbushur të gjitha detyrat operative në detin Chukchi, duke shënuar përfundimin e fazës së parë të ekspeditës shkencore në vazhdim, njofton “CGTN”.
Në detin Chukchi, ekipi i ekspeditës në bordin e akullthyesit “Xuelong 2” u fokusua në mjedisin ujor dhe ekologjinë biologjike.
Duke filluar nga 26 korriku, ekipi deri më tani ka përfunduar të gjitha hetimet mbi optikën e oqeanit, peshqit mesopelagjik dhe studimet hidrologjike të trupave ujorë.
Zhang Jichang, udhëheqësi i ekipit të rreptë të biologjisë, ekipi i 13-të i ekspeditës shkencore të Oqeanit Arktik të Kinës, deklaroi për Grupin Mediatik të Kinës se kjo është hera e parë që përdoret rrjeta RMT-8, e cila mat tetë metra katrorë për të mbledhur mostra të peshkut në Oqeanin Arktik. Sipas tij, ky është një studim për të treguar statusin e hallkave kryesore të zinxhirit biologjik në zonë.
Wang Jinhui, kreu i ekipit të ekspeditës, tha se janë izoluar 130 lloje bakteresh nga uji i detit dhe sedimentet dhe janë mbledhur 68 ekzemplarë gjenetikë të jetës detare, për të pasuruar më tej bankën e gjeneve polare dhe ekzemplarët e jetës detare.
Ekipi i ekspeditës shkencore kineze u nis nga Shangai për në Oqeanin Arktik në bordin e akullthyesit “Xuelong-2” më 12 korrik dhe pritet të kthehet në Kinë në fund të shtatorit. (Fatosi)
CFP