Kinë, 3.19 milionë kilometra katrorë "vija të kuqe" të mbrojtjes ekologjike
2023-08-15 19:55:17

Foto nga VCG

Gjithsej rreth 3.19 milionë kilometra katrorë të ashtuquajtura "vija të kuqe" të mbrojtjes ekologjike janë vendosur në Kinë, sipas librit blu të publikuar nga Ministria e Burimeve Natyrore të martën.

Vijat e kuqe mbulojnë të 35 fushat me përparësi për ruajtjen e biodiversitetit në vend dhe më tepër se 90 për qind të llojeve tipike të ekosistemit, duke përfshirë rreth 3.04 milionë kilometra katrorë zonë tokësore, ose mbi 30 për qind të zonës së përgjithshme tokësore të vendit, dhe rreth 150 000 kilometra katrorë zonë detare.

Zonat e mbrojtura natyrore, zonat me funksione jashtëzakonisht të rëndësishme ekologjike e me ekologji jashtëzakonisht të dobët jashtë zonave të mbrojtura dhe zonat me vlerë të mundshme të rëndësishme ekologjike janë gjithashtu brenda vijave të kuqe.