
Foto nga VCG
Agjencia e lajmeve AP bëri të ditur të hënën që, me afrimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024, dhuna e shpeshtë politike po kërcënon qëndrueshmërinë e shoqërisë amerikane.
Sipas njoftimeve, vitet e fundit, kërcënimet ndaj zyrtarëve publikë po rriten, gjë që ka sjellë sfida të reja për zbatimin e ligjit, të drejtat e qytetarëve dhe demokracinë. Sipas raportit përkatës, vjet kërcënimet fizike kundër anëtarëve të Kongresit më shumë se u dyfishuan krahasuar me katër vjet më parë.
Përveç kësaj, nën ndikimin e pretendimeve nga ish-presidenti amerikan Donald Trump se "zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën", është rritur edhe numri i rasteve të kërcënimeve ndaj komisionerëve zgjedhorë. Një e gjashta e tyre thonë se janë kërcënuar dhe shumë komisionerë me përvojë të pasur në zgjedhje kanë hequr dorë ose po marrin parasysh të heqin dorë nga kjo detyrë. Ekspertët paralajmërojnë se dhuna politike kërcënon qëndrueshmërinë shoqërore, sidomos me rastin e afrimit të zgjedhjeve presidenciale dhe të gjyqit ndaj Trump-it. (Çang Çuo)
