Foto nga VCG
Në qytetin Guanghan të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, arkeologët zbuluan vendin arkeologjik “Sanxingdui”, që daton më shumë se 3 000 vjet më parë. Këtu u zbuluan një numër i madh reliktesh bronzi. Studiuesit besojnë se qytetërimi i lashtë Shu të cilit i përket “Sanxingdui”, dhe qytetërimi Shang në Rrafshnaltën Qendrore, kanë ndërvepruar dhe janë integruar.
Chen Kunlong
Profesor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Historisë së Shkencës dhe Teknologjisë, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Pekinit
"’Sanxingdui’ është shumë i ngjashëm me procesin e derdhjes së bakrit të kulturës së dinastisë së lashtë Shang (1600 para erës sonë-1046 para erës sonë) në Rrafshnaltën Qendrore gjatë së njëjtës periudhë, pasi të dy kanë përdorur të njëjtën metodë derdhjeje."
Zhou Yang
Zv.drejtor i Muzeut Kombëtar të Mëndafshit të Kinës
"Ne gjetëm jo vetëm prani mëndafshi (në ‘Sanxingdui’), por edhe lloje të ndryshme mëndafshi. Mund të shohim se në Pellgun e Sichuan-it, kultura ‘Sanxingdui’ është e lidhur me Rrënojat ‘Yin’, duke dëshmuar kështu tiparet pluraliste dhe të unifikuara të qytetërimit të Rrafshnaltës Qendrore."
Në kontenë Yuli të Xinjiang-ut të Kinës u zbulua dorëshkrimi “Han Peng Fu” në Kullën e Rojës “Keyakekuduke”, çka tregon shkëmbimet kulturore ndërmjet Rrafshnaltës Qendrore e rajoneve perëndimore.
Foto nga VCG
Chang Huaiying
Studiuese e asociuar nga Instituti i Arkeologjisë, Akademia Kineze e Shkencave Shoqërore
"Gjatë dinastisë Tang, shumë ushtarë nga Rrafshnalta Qendrore duhej të punonin në rajonet perëndimore. Këto ushtarë kishin marrë me vete këta libra, gjë që tregon se kultura e Rrafshnaltës Qendrore ishte përhapur në brigjet e Lumit të Palloit. "
Atllasi i dinastisë Han i zbuluar në zonën Hotan të Xinjiang-ut, ka tetë hieroglife kineze me kuptimin "Pesë yje dalin nga lindja duke sjellë përfitime për Kinën", gjë që dëshmon se dinastia e Rrafshnaltës Qendrore në atë kohë ishte e integruar thellësisht me kombësi të ndryshme në rajonet perëndimore; princesha Wencheng e dinastisë Tang u martua me Songtsen Gampo dhe përhapi kulturën bujqësore të Rrafshnaltës Qendrore në Tubo (rajoni i sotëm i Tibetit), duke mishëruar gjithashtu komunikimin e ngushtë dhe marrëdhëniet simbiotike ndërmjet kombësive të ndryshme. Gjatë zhvillimit të kombit kinez për më shumë se 5000 vjet, kombësitë e ndryshme që jetojnë së bashku në këtë tokë kanë komunikuar vazhdimisht, janë bashkuar dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri, duke formuar kështu qytetërimin kinez me unitet në pluralizëm dhe duke krijuar ndjenjën e unifikuar të bashkësisë së kombit kinez.
Volodymyr Urusov
Profesor i asociuar në Departamentin e Historisë, Universiteti Kombëtar “Taras Shevchenko” i Kievit:
"Libri i vjetër kinez i filozofisë së moralit ‘Zhongyong’ thotë se karrocat ecin në të njëjtën rrugë, librat kanë fjalë të njëjta, veprimet ndjekin koncepte të njëjta. Uniteti është besimi i përbashkët i kombit kinez. "
Foto nga VCG
Vicentiu Gheorghe
President nderi i Shoqatës “ChinaRo”
"Një tipar i rëndësishëm i qytetërimit kinez është që kombi kinez ka një familje të përbashkët shpirtërore. Gjatë historisë, kombi kinez dhe qytetërimi kinez kanë pësuar shumë herë trauma, por uniteti i kombit kinez nuk ka ndryshuar kurrë."
Tipari i unitetit i qytetërimit kinez përcakton që uniteti kombëtar është gjithmonë në qendër të interesave thelbësore të Kinës. Është besimi i përbashkët i çdo kinezi se territori s'mund të ndahet, vendi s'mund të jetë kaotik, kombi s'mund të shpërbëhet dhe qytetërimi s'mund të shkatërrohet. Në procesin e realizimit të modernizimit të stilit kinez, një vend i fortë dhe i bashkuar është mbështetja e banorëve të të gjitha kombësive.
Student nga Tajvani:
"Ndajmë një trashëgimi të përbashkët të poezisë, këngëve dhe letërsisë. Të dyja anët e ngushticës ndajnë në thelb të njëjtat rrënjë dhe origjinë. Shumë gjëra janë të ndërlidhura mes nesh, duke përfshirë gjuhën, historinë dhe kulturën."
Wu Cheng-tien
Kryetar i Partisë së Re të Tajvanit
"Ribashkimi i dy brigjeve të ngushticës është prirja e kohës dhe kjo prirje është e fuqishme. Është një përgjegjësi e pashmangshme e popullit kinez të brezit tonë që të punojmë së bashku në të dy brigjet ngushticës së Tajvanit për të realizuar përtëritjen e madhe kombëtare."
Francesco Maringiò
Kryetar i Shoqatës Italo-Kineze për Promovimin e Rrugës së Re të Mëndashit
"Uniteti është tema e rëndësishme e zhvillimit të Kinës, që e ka burimin nga koncepti i ‘Unitetit të madh’, i cili ka një histori të gjatë. Në raportin e Kongresit të 20-të të PKK-së, fjala ‘bashkim’ u përdor shumë herë. Bashkimi dhe përpjekjet janë e vetmja mënyrë që populli kinez të ketë arritje të mëdha historike." (Çang Çuo)