Tornadoja shkakton viktima dhe të plagosur në Jiangsu të Kinës lindore
2023-08-15 16:02:02

CFP

CFP

Një tornado vrau dy persona dhe plagosi 15 të tjerë pasi goditi qytetin Yancheng në provincën Jiangsu të Kinës lindore të dielën pasdite, thanë autoritetet lokale, njofton “CGTN”.

I shkaktuar nga moti i keq, tornadoja preku disa zona të distriktit Dafeng të Yancheng. Ekspertët e vlerësuan tornadon si EF2, me një nivel mesatar me shpejtësi të erës që arrinte në 140-180 km/orë.

Autoritetet thanë se 15 personat e plagosur janë shtruar në spital dhe nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Gjithsej 283 shtëpi dhe 32 sera me perimesh janë dëmtuar dhe situata në zonat e prekura po hetohet më tej, thanë autoritetet.

Departamentet lokale të reagimit ndaj emergjencave kanë organizuar forcat për të trajtuar të lënduarit, për të riparuar linjat e energjisë elektrike, për të vlerësuar situatën e fatkeqësisë dhe për të ngushëlluar njerëzit e prekur.

CFP

CFP

Të gjithë banorët në zonat e goditura nga tornadoja janë zhvendosur në vende të sigurta dhe, sipas autoriteteve, procesi i rimëkëmbjes dhe rindërtimit pas fatkeqësisë është duke u zhvilluar. (Fatosi)