Takime me Xi Jinping-un:Nuk mund të mos më kujtohej ajo këngë
2023-08-15 08:06:51

Ambasadori i Argjentinës në Kinë Narvaja: "Pa Partinë Komuniste, nuk do të kishte Kinë të Re". 

"Ato fjalë i thashë sepse kur mora pjesë në sheshin "Tiananmen" në ceremoninë me rastin e 100-vjetorit të krijimit të PKK-së më preku shumë kënga "Pa Partinë Komuniste, nuk do të kishte Kinë të Re", e kënduar bashkërisht nga 70 mijë të pranishmit në shesh, si edhe dashuria e tyre për presidentin Xi Jinping."

Ambasadori i Argjentinës në Kinë Narvaja: "Para se t'i dorëzoja letrat kredenciale, e kisha parë presidentin Xi dy a tre herë. Në vitin 2014 e pashë gjatë vizitës së tij të parë në Argjentinë. Ai është një njeri i dashur, optimist dhe pozitiv. Më la përshtypje gjatë bisedave se ai merr gjithmonë parasysh të tjerët dhe e njeh shumë mirë objektin e bisedës, si dhe sfondin e vendit të tij. Pothuajse gjatë çdo takimi në Argjentinë, presidenti Xi ka folur për futbollin. Atij i pëlqen të diskutojë për futbollin, e njeh shumë mirë ekipin tonë të futbollit dhe përmendi edhe Messin, yllin nr. 1 të futbollit argjentinas. Presidenti Xi ka shumë njohuri për futbollin dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e këtij sporti në Kinë."