CFP
Edicioni i këtij viti i Panairit Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS), një nga panairet më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në botë për tregtinë e shërbimeve, është planifikuar të mbahet në Pekin nga 2 deri në 6 shtator, njofton “Xinhua”.
Panairi do të mbahet në Qendrën Kombëtare të Konventave të Kinës dhe Parkun Shougang, duke mbuluar një sipërfaqe ekspozite prej 155.000 metrash katrorë.
Me temën “Hapja udhëheq zhvillimin, bashkëpunimi krijon një të ardhme të favorshme”, CIFTIS 2023 pritet të ketë 202 evente të ndryshme duke përfshirë forume, negociata dhe samite.
Zhou Ling, zëvendësdrejtor i Qendrës Tregtare Ndërkombëtare të Shërbimit në Pekin, tha se panairi do të përfshijë një gamë të gjerë temash, të tilla si telekomunikacioni, shërbimet e informacionit, shërbimet financiare, shërbimet shëndetësore dhe sanitare dhe shërbimet mjedisore.
Gjithsej 75 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre. Mbi 70 ndërmarrje dhe institucione të njohura janë gati të shfaqin arritjet e tyre dhe më shumë se 1800 kompani po përgatiten të marrin pjesë në ekspozita me prani fizike dhe online.
Mbretëria e Bashkuar, vendi i ftuar i nderit të CIFTIS 2023, do të mbledhë delegacionin e saj më të madh ndonjëherë për panairin këtë vit. (Fatosi)