
Foto ilustruese sulmi (Foto Rtsh)
Britania paralajmëroi të dielën qytetarët e saj që planifikojnë të shkojnë në Suedi, për sulme të mundshme terroriste, pas djegies së kuranit nga aktivistët antiislamikë që kanë zemëruar myslimanët, njofton “RTSH”.
Në këshillat e përditësuara të udhëtimit, ministria e jashtme e Britanisë deklaroi se autoritetet suedeze kishin ndërprerë me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin arrestuar disa persona.
“Duhet të jeni vigjilentë në këtë kohë se terroristët ka shumë të ngjarë të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi, ku vendet e vizituara nga të huajt mund të jenë objektiva të mundshëm” këshillohet në njoftim.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm, përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga djegiet e kuranit.
Djegia e librit të shenjtë lejohet në Suedi sipas rregullave të fjalës së lirë, por myslimanët e shohin atë si blasfemi.
Qeveria amerikane ka paralajmëruar gjithashtu për sulme të mundshme terroriste në Suedi në këshillat e saj të udhëtimit. (Fatosi)
