Kina punon për të minimizuar ndikimin e përmbytjeve
2023-08-15 18:48:21

CFP

CFP

Autoriteti Bujqësor i Kinës ka rritur përpjekjet për të ndihmuar rajonet e shkatërruara nga përmbytjet e vendit të minimizojnë ndikimin në kultivimin e perimeve dhe të sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm, shkruan “Xinhua”.

Autoritetet lokale duhet të fillojnë menjëherë masat e kullimit për fushat e përmbytura të perimeve dhe të zbatojnë masa të synuara për të mbështetur mbjelljen e vjeshtës, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale në një deklaratë në faqen e saj të internetit të hënën.

Masa erdhi pasi reshjet e dendura të shiut goditën pjesë të Kinës veriore, rajone përgjatë Lumit të Verdhë dhe lumit Huaihe, si dhe provincat verilindore, duke përmbytur të korrat dhe duke dëmtuar objektet e mbjelljes së perimeve.

CFP

CFP

Ministria u kërkoi zonave të prodhimit të perimeve në provincat jugore të vendit që të shtojnë rritjen e perimeve në fushat boshe këtë dimër, ndërsa u kërkoi atyre në rajonet veriore që të përdorin më mirë objektet bujqësore si serrat për të rritur furnizimin lokal me perime të freskëta.

Ajo kërkoi gjithashtu përpjekje për të monitoruar informacionin rreth prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të perimeve dhe publikimin e informacionit të tregut në kohën e duhur.  (Fatosi)