CFP
Autoritetet kineze të menaxhimit të trafikut arritën një marrëveshje specifike për të rafinuar shërbimet e tyre mes përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin me cilësi të lartë të vendit, njofton “Xinhua”.
Autoritetet e menaxhimit të trafikut rrugor do të thjeshtojnë dhe përmirësojnë procedurat e regjistrimit të automjeteve, do të bëjnë rregullime në shitjet e makinave në internet për të nxitur blerjen e automjeteve dhe për të lehtësuar transaksionin dhe eksportin e makinave të përdorura, tha Byroja e Administrimit të Trafikut të Ministrisë së Sigurisë Publike (MSHP).
Ministria publikoi një sërë masash më parë këtë muaj që synojnë të lehtësojnë dhe mbështesin zhvillimin me cilësi të lartë me shërbime të përmirësuara të sigurisë publike.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, autoritetet përkatëse do të miratojnë masa për t'i bërë shërbimet e menaxhimit të trafikut më të aksesueshme në nivel qarku dhe në zonat rurale për të mbështetur rigjallërimin rural. (Fatosi)
CFP