Fshati Yu/ foto nga CFP
Më 15 gusht 2005, Xi Jinping-u bëri inspektim në fshatin Yu të kontesë Anji në provincën Zhejiang. Ai miratoi plotësisht masat e fshatit për mbylljen e minierave e të fabrikave të çimentos dhe paraqiti për herë të parë konceptin "Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme".
"Në të kaluarën kemi thëmë se, kur të synojmë pasurinë, duhet të ruajmë ujërat e kulluara dhe malet me bimësi të harlisur. Por në fakt, ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra vetë janë pasuri të paçmueshme. "
Gjatë 11 vjetëve të detyrës së Xi Jinping-ut si presidenti i Kinës, nën drejtimin e këtij koncepti, Kina ka pasur ndryshime historike, vendimtare dhe tërësore në ndërtimin e qytetërimit ekologjik, duke arritur suksese të shkëlqyera. Koncepti "Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme" është bërë konsensusi i mbarë shoqërisë kineze.
Në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, mijëra fshatra kanë ndryshuar pamjen ekologjike. Në Veriun e Kinës, shkretërira Saihanba u shndërrua në pyll. Në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, mali Cangshan dhe liqeni Erhai u kthyen në gjendjen origjinale. Lumi i Verdhë në Veriun e Kinës ka përsëri ujëra të kulluara. Është shtuar numri i një pjese kafshëve të rralla të egra në Kinës, si ibisi kreshtor, elefanti i Azisë etj.
Parku kombëtar pyllor Saihanba/ foto nga CFP
Bota ka dëshmuar njëra pas tjetrës historitë kineze në ndërtimin e qytetërimit ekologjik. Lidhur me këtë, Scott Vaughan, ish-drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Vazhdueshëm të Kanadasë, është i mendimit: "Këto vite, Kina ka vazhduar luftën kundër ndotjeve, përfshirë përmirësimin e cilësisë së ajrit, sistemimin e ndotjes tokësore etj. Koncepti ekologjik i paraqitur nga presidenti Xi i kushton rëndësi sistemit ekologjik duke marrë parasysh paralelisht ekonominë e jetën e njerëzve dhe ka nxitur zhvillimin ekonomik me bashkëjetesën harmonike ndërmjet njeriut e natyrës."
Përpjekjet e jashtëzakonshme të Kinës në ndërtimin e qytetërimit ekologjik përfshijnë dhe pjesëmarrjen aktive në qeverisjen mjedisore dhe klimatike globale. Në shtator 2020, Xi premtoi solemnisht në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të OKB-së se Kina do të përpiqet të arrijë kulmin e shkarkimit të dyoksidit të karbonit para vitit 2030 dhe të realizojë asnjanësimin e karbonit para vitit 2060.
Për premtimin e Kinës, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Përtëritshme Francesco La Camera tha: "I kemi vënë re përpjekjet e mëdha të Kinës për përballimin e ndryshimit të klimës dhe për arritjen e ekuilibrit ndërmjet zhvillimit ekonomik e mbrojtjes së mjedisit, për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm. Kina vendosi objektivin e realizimit të asnjanësimit të karbonit brenda vitit 2060 dhe ka bërë përpjekje kolosale për këtë. Kina ka vërtetuar me veprime konkrete që do të mbajë premtimet e saj dhe do të arrijë të gjithë objektivat. Kemi besim dhe respekt për këtë."
Liqeni Erhai në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore/ foto nga CFP
Gjatë dekadës së kaluar, Kina ka qenë në vendin e parë të botës për kapacitetin e përgjithshëm të instaluar të prodhimit e energjisë nëpërmjet ujit, erës dhe pajisjeve fotovoltaike. Kjo është edhe fusha kryesore ku Kina ka zhvilluar bashkëpunimin pragmatik me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht vendet në zhvillim.
Zambia, një vend afrikan, është mbështetur shumë te prodhimi i energjisë ujore prej kohësh, por thatësira e rëndë vitet e fundit ka ndikuar shumë në këtë vend. Në shkurt të këtij viti, faza e dytë e centralit fotovoltaik në Zambia, e ndërtuar nga një kompani kineze, u fut zyrtarisht në shfrytëzim. Ne ceremoninë e vënies në funksionim ishte i pranishëm presidenti i këtij vendi Hakainde Hichilema. Një banor vendës, William Kazemba, tha: "Zambia ndodhet përpara sfidës së mungesës së energjisë elektrike. Ky projekt, që shton kapacitetin e centralit fotovoltaik, do të na ndihmojë në rritjen e furnizimit me energji dhe nuk do të shkaktojë ndotje për mjedisin përreth. Është një projekt shumë i favorshëm."
Projekte të tilla të energjisë së pastër dhe zhvillimit të gjelbër gjenden edhe në shumë vende të tjera në zhvillim, si centrali fotovoltaik në Kenia, centrali i prodhimit të energjisë me erë në Afrikën e Jugut, automjetet me energji të reja në vendet e Amerikës Latine etj. (Wang Lei/ Artan)