Publikohet në Kenia versioni në suahili i librit të presidentit kinez Xi Jinping mbi qeverisjen
2023-08-15 19:32:04

Foto nga CGTN

Versioni në gjuhën suahili i vëllimit të parë të librit "Qeverisja e Kinës" nga presidenti kinez Xi Jinping u promovua të hënën në një seminar në Najrobi të Kenias.

Ekspertët dhe studiuesit nga Kina e Kenia të pranishëm në seminar thanë se libri pasqyron strategjinë e Xi Jinping-ut për qeverisjen e vendit dhe ofron referenca të dobishme për vendet në zhvillim, përfshirë Kenian, duke paraqitur arritjet dhe përvojat e zhvillimit të Kinës.

Ekspertët thanë se botimi i librit do t'i ndihmojë lexuesit afrikanë të kuptojnë prejardhjen historike dhe rrënjët kulturore të rrugës së zhvillimit të Kinës, filozofinë qeverisëse të Partisë Komuniste të Kinës dhe mençurinë kineze për ndërtimin e një bote më të mirë.

Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Kenias dhe të dyja palët do ta përdorin këtë ngjarje si një mundësi për të thelluar shkëmbimet ndërnjerëzore, për të promovuar miqësinë tradicionale dhe për të dhënë kontribut për marrëdhëniet e bashkëpunimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Kenias, thanë pjesëmarrësit. (Çang Çuo)