Çmimet e mjeteve të prodhimit në Kinë shënojnë rritje
2023-08-15 15:15:42

CFP

CFP

Shumica e mallrave kapitale të monitoruara nga autoritetet statistikore të Kinës regjistruan çmime më të larta në fillim të gushtit krahasuar me fundin e korrikut, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Nga 50 mallrat kryesore të klasifikuara në nëntë kategori, duke përfshirë tuba çeliku, benzinë, qymyr, plehra dhe disa kimikate, 31 raportuan çmime më të larta në këtë periudhë, 15 patën rënie të çmimeve, ndërsa çmimet e katër prej tyre mbetën të pandryshuara, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Konkretisht, çmimi i gazit të lëngshëm u rrit me 12.4 për qind në fillim të gushtit krahasuar me fundin e korrikut, ndërsa çmimi i gazit natyral u ul me 5.1 për qind.

Gjatë të njëjtës periudhë, çmimi i mishit të derrit u rrit me 14.6 për qind, sipas të dhënave të NBS-së.

Shifrat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë të rreth 2000 shitësve me shumicë dhe shpërndarësve në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë vendin. (Fatosi)