Ndërtimi i një Kine të bukur me mjedis ekologjik të shëndetshëm
2023-08-14 17:41:25

Më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin Ndërkombëtar të Tregtimit të Shërbimeve të Pekinit, një pavijon me mbi 3 mijë foto është bërë vendi më i populluar. 

Foto:CMG

Ndryshimi i cilësisë së ajrit në shkurt brenda dekadës së kaluar, Pekin(Foto:CMG)

Që nga viti 2013, z. Zou Yi, një qytetar i Pekinit, ka nisur të fotografojë qiellin çdo mëngjes nga i njëjti vend. Në një foto të shkurtit 2013, ngjyra gri është mbizotëruese. Por vitin e kaluar, ngjyra kryesore pothuajse e të gjitha fotove është e kaltra. Ky është një shembull i rezultateve të sistemimit të mjedisit në dekadën e fundit në Kinë.

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, Kina ka pyllëzuar 68 milionë hektarë tokë dhe ka sistemuar mbi 20 milionë hektarë tokë të zhveshur. Deri në fund të vitit 2022, dendësia mesatare vjetore e grimcave PM2.5 në qytetet kryesore të vendit u ul deri në 29μg /m3, ndërsa 87.9% e ujit tokësor dhe 81.9% e atij afër bregdetit i takojnë kategorisë së parë. Me një rritje prej 3% të konsumit të energjisë, Kina realizoi mbi 6% rritje vjetore të ekonomisë, duke u bërë një ndër vendet që patën uljen më të shpejtë në botë të konsumit të energjisë për çdo njësi të PBB-së.

Në të njëjtën kohë, 1.03 miliardë kilovatë agregate të termocentraleve realizuan një lëshim të ulët karboni. Fabrikat me aftësi prodhimi metalurgjik prej 680 milionë tonësh kanë mbaruar së vëni në funksion ose janë në zhvillim e sipër të teknologjisë me emetime të ulëta. Mbi 99 mijë kilometra tubacione nëntokësore janë ndërtuar për të rritur kapacitetin e trajtimit të ujërave të zeza. Ndërkohë, përdorimi i plehrave kimike dhe i pesticideve është pakësuar në mënyrë të ndjeshme, gati në 1/3-ën e fshatrave të vendit.

Kategoria e pandave të rrezikuara u ul ndjeshëm. Numri i tufave në natyrë i elefantëve aziatikë arriti nga 180 në vitet ’80-të të shekullit të kaluar, në mbi 300. Zogu Nipponia nippon u shumëfishua nga 7 në vitin 1981, deri në më shumë se 9.000... Pasi mbrojtja e shumëllojshmërisë biologjike u caktua si një strategji kombëtare, përparimet janë bërë të qëndrueshme dhe të pandërprera.

Liqeni Yanqi, distrikt periferik i Pekinit, Huairou(Foto:VCG)

Liqeni Yanqi, distrikt periferik i Pekinit, Huairou, gusht 2023(Foto:VCG)

Zogë në linqin Yuyuantan të Pekin, 2023(Foto:VCG)

Zogë në linqin Yuyuantan të Pekin, 2023(Foto:VCG)

Edhe Roma nuk u ndërtua brenda një dite. Pas këtyre arritjeve mbresëlënëse, janë përpjekjet e gjithanshme në çdo fushë, ato ligjore, të politikave dhe zbatimit të rreptë të rregullave. Nga ana legjislative, organet ligjvënëse kanë rishikuar rregullat e parandalimit dhe të sistemimit të ndotjes së tokës dhe të ujit si dhe ligjit për mbrojtjen e lumit Jance. Nga politikat, janë krijuar një sërë mekanizmash pune, si shpërblimi dhe kontributet për individët e mbrojtjes së mjedisit, caktimin e përgjegjësve në qeveri të nivele të ndryshme për çdo lumë, liqen, pyll etj., duke ndëshkuar në mënyrë kategorike çdo shkelje të ligjit dhe papërgjegjësi.

Në gjithë vendin janë krijuar mbi 40 mijë njësi të menaxhimit të mjedisit ekologjik, me përfshirjen e të gjitha krahinave, sektorëve dhe forcave. Krahas nxitjes së projekteve të mëdha kombëtare të gjelbërimit, Kina u bë vendi me rritjen më të shpejtë të fondit pyjor. Ndërkohë, po përshpejtohet ndërtimi i sistemit të parqeve natyrore të nivelit shtetëror në zonat burimore të lumenjve, vatrat e pandave, pyjet tropikalë, vargmalet e njohura etj., bashkë me përsosjen e kopshteve botanike në metropole të vendit si Pekin, Guangzhou etj., duke çuar përpara formimin e sistemit mbrojtës të shumëllojshmërisë biologjike.

Ndryshimi klimatik është një sfidë e përbashkët e gjithë njerëzimit.

Zona e pyllëzuar në bregun e Lumit të Verdhë, Jiyuan,, provincë He'nan(Foto:VCG)

Kina premtoi se do të marrë masa më të forta për të arritur kulmin e lëshimit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe asnjanësimin e tij para vitit 2060. Për këtë, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se Kina do të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm për qytetërimin e njeriut, do respektojë dhe mbrojë natyrën, duke kërkuar një marrëdhënie harmonike mes njerëzimit dhe natyrës për të ndërtuar një botë të lulëzuar, të pastër dhe të bukur me zhvillim ekonomik e mbrojtje ekologjike. Kështu tha ai dhe kështu bëri Kina.

Për të nxitur zhvillimin e gjelbër global, Kina ka mbajtur përgjegjësitë e saj në qeverisjen ndërkombëtare të mjedisit, duke vërë në jetë me vendosmëri “Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike”, duke dhënë kontribute historike për arritjen e Marrëveshjes së Parisit nëpërmjet pjesëmarrjes konstruktive në bisedimet përkatëse. Nga organizimi i Konferencës së 15-të të Nënshkruesve të Konventës së Shumëllojshmërisë Biologjike, Konferencës së 14-të të Konventës së Ligatinave, deri në zhvillimin e bashkëpunimit shumëpalësh me vende e rajone të ndryshme të botës në fushat e mbrojtjes mjedisore, zhvillimit të energjisë, përballimit të ndryshimeve klimatike, sistemimit të tokës së zhveshur, mbrojtjes së detit e të pyjeve, Kina është gjithmonë pjesëmarrëse, kontribuuese dhe udhëheqëse e rëndësishme e ndërtimit të mjedisit ekologjik global.

Zonë rurale në qytetin Nankin(Foto:VCG)

Zonë rurale në qytetin Nankin(Foto:VCG)

Jo vetëm kaq, Kina ka krijuar Fondin e Bashkëpunimit Jug-Jug Kundër Ndryshimeve Klimatike, Fondin e Shumëllojshmërisë Biologjike të Kunming-ut, ka ndihmuar vendet ishullore të Paqësorit në përballimin e ndryshimeve klimatike, ka përfshirë projektet e zhvillimit të gjelbër në “nëntë kryeprojekte” të përbashkëta Kinë-Afrikë, ka përfshirë zhvillimin e gjelbër dhe përballjen me ndryshimet klimatike në punët parësore të Iniciativës së Zhvillimit Global. Edhe gjatë ndërtimit të nismës “Një brez, një rrugë”, jeshilja është ngjyra më e spikatur. Kina ka firmosur me Programin e Mjedisit të OKB-së (UNEP) memorandumin për ndërtimin e gjelbër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe brenda kësaj kornize, ka nënshkruar mbi 50 dokumente për bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e mjedisit ekologjik, ka krijuar Institutin e Studimeve të Zhvillimit të Gjelbër, ka ndërtuar një platformë të shërbimeve të të dhënave të mëdha të mbrojtjes ekologjike, ka hartuar e zbatuar parimet e investimeve të gjelbra me vendet pjesëmarrëse të nismës, ka investuar në disa vende përkatëse një sërë projektesh të prodhimit të energjive të ripërtëritshme, duke ndihmuar disa të tjera në ndërtimin e mjaft projekteve për shfrytëzimin e energjive të pastra.