Media amerikane: Armët e zjarrit, faktor kryesor në shtimin e vetëvrasjeve në ShBA
2023-08-14 13:55:39

foto nga CFP
Sipas njoftimit të 10 gushtit të CNN-it, nga të dhënat e Qendrave Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve del se në vitin 2022 afro 50 mijë amerikanë u vetëvranë, numër ky që shënoi rekord.
Sipas të dhënave statistikore, përqindja e vetëvrasjeve në ShBA ka pasur një rritje të vijueshme që nga viti 2021, duke e kaluar kulmin e shënuar më 2018-n. Gjatë vitit të kaluar, afro 15 ndër 100 mijë amerikanë kryen vetëvrasje, gjysma prej të cilëve me armë zjarri.
Edhe në një raport të publikuar në qershor nga Qendra për Zgjidhjet lidhur me Dhunën me Armë pranë Universitetit "Johns Hopkins" vihet në dukje se armët e zjarrit janë një faktor kryesor që ka nxitur rritjen e përqindjes së vetëvrasjeve në ShBA. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore
