Kina rrit me 15 për qind importin e sojës në periudhën janar-korrik
2023-08-14 19:01:57
CFP
Kina importoi 62.3 milionë tonë sojë në shtatë muajt e parë të vitit, me një rritje prej 15 për qind krahasuar nga një vit më parë, treguan të dhënat doganore, njofton “Xinhua”.
Vetëm në korrik, importet e sojës së vendit arritën në 9.73 milionë tonë, nga 10.27 milionë tonë në qershor.
Vlera për ton e importeve të sojës u rrit 1.3 për qind në bazë vjetore në shtatë muajt e parë, në 4,334.6 juanë (rreth 605.39 dollarë amerikanë).
Kina, si importuesi më i madh në botë i sojës, importoi gjithsej 91.08 milionë tonë sojë vitin e kaluar.
Në Kinë, soja e importuar zakonisht përdoret si ushqim për kafshët. (Fatosi)
Lajmet Kryesore