
CFP
Në shtatë muajt e parë të vitit u regjistruan nivele rekord të kalimeve të parregullta kufitare në vendet e Bashkimit Evropian. Agjencia e menaxhimit të kufijve të BE-së, Frontex, raportoi javën e kaluar për 176.100 përpjekje për të hyrë në bllok, shifra më e lartë për këtë periudhë që nga viti 2016 dhe paraqet një rritje prej 13%.
“Vetëm në korrik u regjistruan 42.700 kalime, një rritje prej 19% krahasuar me korrikun 2022”, bëri të ditur agjencia, citon “ATSH”.
Sipas të dhënave, u regjistruan 89.047 kalime nëpërmjet Mesdheut qendror, nga Libia dhe Tunizia nëpërmjet Sicilisë dhe Maltës. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, numri i tyre është dyfishuar.
Ardhja e mijëra emigrantëve në brigjet italiane ka krijuar tensione politike dhe i ka nxitur liderët e BE-së të kërkojnë një marrëveshje me Tunizinë për të parandaluar njerëzit që të nisen drejt Evropës.

CFP
Frontex bëri të ditur se deti Mesdhe mbetet i rrezikshëm dhe në shtatë muajt e parë të këtij viti u zhdukën më shumë se 2060 emigrantë. (Fatosi)
