OKB: Furnizimet ushqimore janë gjithnjë e më në rrezik
2023-08-14 19:20:59

CFP

CFP

CFP

CFP

Bota ka të ngjarë të përballet me ndërprerje të rënda në furnizimet ushqimore shumë përpara se temperaturat të kalojnë 1.5 gradë mbi nivelet para industriale, deklaroi kryetari i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donwahi, njofton “ATSH”.

Sipas tij, kërcënuese për bujqësinë botërore janë pasojat e krizës klimaterike të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore.

“Efektet e thatësirës po shfaqen më shpejt nga sa pritej”,- deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes i Bregut të Fildishtë, i cili drejtoi samitin e OKB-së Cop15 në vitin 2022 për shkretëtirëzimin.

“Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po përparon degradimi i klimës, madje edhe më shpejt nga sa pritej. Temperaturat 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale është një objektiv shumë i rëndësishëm, por në realitet, disa gjëra shumë të këqija mund të ndodhin, përsa i përket degradimit të tokës, mungesës së ujit dhe shkretëtirëzimit” tha Donwahi. (Fatosi)

CFP

CFP