Vullnetarët në Hungari mbledhin tonelata mbeturinash nga lumenjtë
2023-08-14 19:43:40

Foto Panorama
Vullnetarët në Hungari po mbledhin mbeturinat nga lumenjtë. Në garën “Kupa e Plastikës”, vullnetarët po përpiqen të ndërpresin ciklin e ndotjes së oqeaneve.
Rreth një ton mbeturina u mblodhën nga kanalet dhe brigjet e lumit gjatë një dite të vetme.
Vullnetarët janë pjesë e një gare dhjetë ditëshe, të cilës iu përgjigjen mbi 150 persona, shkruan “Panorama”.
Që nga viti 2013, kur filloi aktiviteti vjetor “Kupa e Plastikës”, që ofron shpërblim për ekipin që mbledh sasinë më të madhe të mbeturinave, janë mbledhur më shumë se 330 tonë mbeturina nga ujërat e Tisës dhe lumenjve tjerë në Hungari. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
