< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Lionel Mess dhe transformimi i Ligës Amerikane të Futbollit
2023-08-14 20:10:01

Foto nga VCG

Ardhja në Shtetet e Bashkuara e yllit ndërkombëtar të futbollit Lionel Messi për të luajtur për Interin e Majamit ka krijuar shumë bujë, duke ngjallur entuziazëm në mesin e tifozëve të Ligës Amerikane të Futbollit. Kjo pritet të ketë një ndikim kulturor dhe financiar tek sporti në Shtetet e Bashkuara.

Ardhja e Leo Messit në ligën amerikane të futbolli ka krijuar një entuziazëm të madh për tifozët , të cilët janë të emocionuar nga mundësia për ta parë nga afër duke luajtur në fushë.

Foto nga VCG

Komentatori britanik i futbollit, Callum Williams thotë se ka parë një rritje të qëndrueshme të popullaritetit të futbollit në Shtetet e Bashkuara.

“Për shkak të origjinës së Messit, marrëdhënies në futboll mes Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut dhe komunitetit latin në Amerikën e Veriut, mendoj se ai është lojtari i duhur, në kohën e duhur”, thotë ai.

Disa ekspertë e shohin ardhjen e Messit si pjesë të një prirjeje në rritje të lojtarëve ndërkombëtarë që zgjedhin të luajnë në Shtetet e Bashkuara.

Fernando Fiore, një komentator i ndeshjeve të Kupës së Botës dhe Ligës Amerikane të Futbollit, thotë se ka parë një rritje të popullaritetit të ligës për shkak të ardhjes së lojtarëve ndërkombëtarë.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree