Eksportet e automobilave në Kinë u rritën 63 për qind në korrik
2023-08-14 18:43:01

CFP

CFP

Eksportet e automobilave në Kinë ruajtën një vrull të fuqishëm të rritjes në korrik 2023, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Makinave të Pasagjerëve (CPCA), njofton “Xinhua”.

Muajin e kaluar, Kina dërgoi gjithsej 310.000 automjete jashtë shtetit, një rritje prej 63 për qind në bazë vjetore, sipas CPCA.

Automjetet e pasagjerëve nga firmat kineze zgjeruan praninë e tyre globale, me eksportin që arriti në 248.000 njësi, me një rritje prej 56 për qind në bazë vjetore.

Në shtatë muajt e parë të vitit, eksportet e automjeteve të pasagjerëve u rritën me 81 për qind nga një vit më parë në 1.99 milionë njësi, zbuluan të dhënat. (Fatosi)

CFP

CFP