Foto nga MPJ
Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, një grup separatist militant, sulmoi të dielën me armë zjarri dhe granata dore një autokolonë me shtetas kinezë në Gwadar të Pakistanit Jugperëndimor.
Kina e dënon ashpër aktin terrorist dhe i ka kërkuar Pakistanit që t'i nxjerrë autorët para drejtësisë dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë e shtetasve kinezë, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin gjatë një konference të rregullt për shtypin.
Sulmi u spraps nga ushtria pakistaneze, duke lënë dy sulmues të vdekur, ndërsa ndër shtetasit kinezë nuk pati të lënduar.
Kina do të bashkëpunojë me Pakistanin për të parandaluar dhe trajtuar së bashku kërcënimet e terrorizmit dhe për të mbrojtur sigurinë e personelit, institucioneve dhe projekteve kineze në Pakistan, shtoi zëdhënësi.
Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të minuar miqësinë kino-pakistaneze ose ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan do të dështojë.(Çang Çuo)