CFP
Linja ajrore kineze “Southern Airlines” do të rifillojë fluturimet e drejtpërdrejta nga Brisbane e Australisë në Guangzhou të Kinës jugore në mes të nëntorit, për të rritur turizmin dhe shkëmbimet e personelit midis dy vendeve, njofton “Xinhua”.
Prej 17 nëntorit do të ketë katër shërbime pa ndalesë në javë, bëri të ditur kompania ajrore.
Qeveria e Queensland pret që linjat ajrore të zbarkojnë 59.000 udhëtarë kinezë në Aeroportin Ndërkombëtar të Brisbane në vitin e parë të funksionimit, dhe pothuajse 278.000 udhëtarë ndërkombëtarë
Sipas qeverisë së Queensland, në vitin 2019 para pandemisë, Kina ishte burimi kryesor i vizitorëve ndërkombëtarë të Queensland me 497.000 udhëtarë kinezë që kontribuan me rreth 1.61 miliardë dollarë australianë (rreth 1.05 miliardë dollarë amerikanë) në shpenzimet e vizitorëve.
Drejtoresha e përgjithshme e Këshillit të Biznesit Australi-Kinë, në Queensland, Elizabeth Sullivan, tha se rinisja e këtyre fluturimeve është jashtëzakonisht e rëndësishme për lehtësimin e turizmit dhe arsimit. (Fatosi)