Raportohen shpërthime në urën Kerch të Krimesë
2023-08-14 19:15:33

CFP
Pas raportimit të shpërthimeve në urën Kerch të Krimesë në Detin e Zi, Rusia njoftoi se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dy raketa të shtunën në mesditë.
“Ura e Krimesë nuk është dëmtuar”, tha në “Telegram” guvernatori i gadishullit i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov. Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, shkruan “ATSH”.
Aksyonov shtoi se ishte raportuar një tjetër sulm me raketa, i cili gjithashtu ishte zmbrapsur. Edhe kjo nuk mund të verifikohet.
Trafiku rrugor mbi strukturën 19 kilometra të gjatë u pezullua përkohësisht. Fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale treguan kolona tymi në urë, e cila është me rëndësi strategjike për Rusinë. Banorët raportuan edhe zhurma shpërthimesh.
Lajmet Kryesore
