Investimet hekurudhore në Kinë u rritën me 7% në shtatë muajt e parë të vitit
2023-08-14 19:27:40

CFP

CFP

Investimi i pasurive fikse në hekurudha në Kinë arriti në 371.3 miliardë juanë (51.9 miliardë dollarë) në shtatë muajt e parë të vitit, duke përfaqësuar një rritje prej 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2022-shit, treguan të dhënat nga Grupi i Hekurudhave Shtetërore të Kinës, njofton “China Daily”.

Kompania zbuloi se në muajin e kaluar, përfundimi i projekteve të rinovimit në disa hekurudha ka lehtësuar udhëtimin për pasagjerët dhe ka rritur kapacitetin dhe efikasitetin e transportit, veçanërisht në rajonin perëndimor të vendit.

Projekti i përmirësuar për seksionin Xining-Golmud të Hekurudhës Qinghai-Tibet lejoi funksionimin e trenave të shpejtë deri 160 km/orë, duke lehtësuar udhëtimin e pasagjerëve në Golmud dhe Delingha, pika të rëndësishme udhëtimi në provincën Qinghai në veriperëndim të Kinës.

CFP

CFP

Një projekt i përmirësuar në seksionin Lanzhou-Xining të Hekurudhës Lanzhou-Urumqi me shpejtësi të lartë lejoi funksionimin e trenave deri 250 km/orë. Ai shkurtoi kohën e udhëtimit midis Lanzhou, kryeqendra e provincës Gansu në Kinën veriperëndimore, dhe Xining, kryeqendra e provincës Qinghai fqinje, deri në 59 minuta.

Kompania njoftoi se punimet në ndërtim në projekte të shumta të reja hekurudhore kanë përparuar pa probleme që nga fillimi i këtij viti.

Në korrik, hekurudhat e vendit regjistruan 406 milionë udhëtime pasagjerësh.

Gjatë këtij muaji, 10.169 trena funksiononin çdo ditë, 14.2 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, sipas kompanisë. (Fatosi)

CFP

CFP