Importet e naftës së papërpunuar nga Kina u rritën 12.4 për qind në shtatë muajt e parë të vitit
2023-08-14 18:46:26
CFP
Importet e naftës së papërpunuar nga Kina regjistruan një rritje të qëndrueshme në shtatë muajt e parë të vitit 2023, treguan të dhëna nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, njofton “Xinhua”.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe, Kina importoi gjithsej 326 milionë tonë naftë të papërpunuar, 12.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në periudhën janar-korrik, çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të importuar ishte 3.977.2 juanë (rreth 555.75 dollarë amerikanë), me një rënie prej 16.6 për qind nga një vit më parë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore