Institucionet e sigurimeve në Kinë marrin kërkesa nga zonat e përmbytura që arrijnë në rreth 9.8 miliardë juanë
2023-08-14 17:49:31

CFP

CFP

Institucionet e sigurimeve në Kinë kanë marrë një numër të madh kërkesash nga njerëzit e prekur nga përmbytjet dhe katastrofat gjeologjike të shkaktuara nga reshjet ekstreme në 16 rajone, njoftoi Administrata Rregullatore Kombëtare Financiare, citon “Xinhua”.

Sipas administratës, institucionet e sigurimeve në 16 rajone deri më tani kanë marrë 260.600 kërkesa, me humbjet e vlerësuara të përcaktuara në kërkesat që arrijnë në 9.78 miliardë juanë (rreth 1.37 miliardë dollarë amerikanë).

Deri më tani institucionet e sigurimeve kanë shlyer 114.000 kërkesa, duke paguar gjithsej 1.45 miliardë juanë.

Administrata ka udhëzuar institucionet e sigurimeve që të ofrojnë shërbime efikase përmes parashikimeve të sakta, përgatitjeve të ngurta, komunikimit të qetë, procedurave të thjeshta, pagesave të shpejta dhe shërbimeve të specializuara.  (Fatosi)