Anijet amerikane paralajmërohen të qëndrojnë larg ujërave iraniane
2023-08-14 18:49:58

CFP

CFP

Forcat detare në Lindjen e Mesme paralajmëruan anijet amerikane që udhëtojnë në ngushticën e Hormuzit që të qëndrojnë sa më larg nga ujërat territoriale iraniane, për të shmangur kapjen e tyre, njofton “RTSH”.

Paralajmërimi i ashpër vjen pas rritjes së tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së.

Një paralajmërim i ngjashëm iu drejtua transportuesve detarë edhe në fillim të këtij viti përpara se Irani të kapte dy cisterna që udhëtonin pranë ngushticës, që është gryka e ngushtë e Gjirit Persik, përmes së cilës kalon 20% e naftës në botë.

Ndërsa Irani dhe SHBA-ja janë afër një marrëveshjeje që do të zhbllokonte miliarda dollarë asete iraniane të bllokuara në Korenë e Jugut, në këmbim të lirimit të pesë iranio-amerikanëve të ndaluar në Teheran, paralajmërimi tregon se tensionet mbeten ende të larta në det.

Tashmë, SHBA-ja po eksploron plane për të vendosur trupa të armatosura në anijet tregtare në ngushticë për të penguar Iranin që kapë anijet.

Komandanti i Marinës Amerikane, Timothy Hawkins, një zëdhënës i Flotës së 5-të me bazë në Lindjen e Mesme, pranoi se paralajmërimi ishte dhënë, por nuk pranoi të publikonte detaje rreth tij.

“Një grup detar i mbështetur nga SHBA-ja, i quajtur Ndërtimi Ndërkombëtar i Sigurisë Detare, po njofton marinarët për masat e duhura paraprake për të minimizuar rrezikun e konfiskimit bazuar në tensionet aktuale rajonale, të cilat ne kërkojmë që mos të përshkallëzohen”,- tha Hawkins.

Siaps tij, anijet janë duke u këshilluar që të kalojnë tranzit sa më larg nga ujërat territoriale iraniane.  (Fatosi)