Foto nga CMG
Kina lëshoi me sukses një raketë bartës "Kuaizhou-1A" të hënën, duke dërguar pesë satelitë në hapësirë për sistemin e sigurisë së transportit inteligjent
Satelitët A deri në E të konstelacionit mikrosatelitor "Head-3" u lëshuan më 13:32 sipas orës së Pekinit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të hënën, dhe hynë me sukses në orbitën e planifikuar.
Këta pesë satelitë do të shërbejnë për sistemin satelitor të ashtuquajtur Sistemi i Shkëmbimit të të Dhënave VHF. Ata do të përdoren kryesisht për sistemin e integruar të sigurisë së transportit "tokësor, detar, ajror dhe hapësinor".
Sistemi i Shkëmbimit të të Dhënave VHF është garancia bazë për komunikimet inteligjente të transportit detar, njohjen e situatës oqeanike dhe eksplorimin inteligjent të oqeaneve.
Ky sistem inteligjent mund të ofrojë mbulim global të shërbimeve të komunikimit satelitor të Internetit të Gjërave dhe shërbimeve të mbikëqyrjes së avionëve, si një përbërës i rëndësishëm i "Sistemit global të rrezikut dhe sigurisë detare" të krijuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së. (Çang Çuo)