ECOWAS diskuton alternativat për ndërhyrje në Niger pas grushtit të shtetit
2023-08-14 20:01:37

CFP

CFP

Udhëheqësit e Afrikës Perëndimore diskutuan mbi alternativat e mundshme për përmbysjen e grushtit të shteti në Niger që ka tronditur rajonin, por nga ana tjetër gëzon edhe mbështetje të madhe në vend, njofton “RTSH”.

Ushtria e Nigerit burgosi presidentin Mohamed Bazoum muajin e kaluar dhe mori pushtetin, një veprim që u dënua nga fuqitë ndërkombëtare dhe ngjalli frikën për konflikt të mëtejshëm në rajonin e varfër Sahel të Afrikës Perëndimore.

Blloku rajonal ECOWAS vendosi të enjten të aktivizojë një grup pune me pjesëmarrjen e trupave nga i gjithë rajoni për një ndërhyrje të mundshme ushtarake për të përmbysur grushtin e shtetit.

Në lojë nuk është vetëm fati i Nigerit, një prodhues kryesor i uraniumit dhe aleat kryesor perëndimor në luftën kundër islamistëve, por edhe shqetësimet e fuqive globale me interesa strategjike kyçe në rajon.

Trupa amerikane, franceze, gjermane dhe italiane janë vendosur në Niger për të zmbrapsur degët lokale të Al Kaedës dhe Shtetit Islamik që kanë vrarë mijëra vetë dhe zhvendosur miliona të tjerë në të gjithë Sahelin. (Fatosi)

CFP

CFP