Kina kontinentale njofton masën antidumping për importet e polikarbonatit nga Tajvani
2023-08-14 19:09:16

Foto nga VCG

Ministria kineze e Tregtisë njoftoi të hënën se do të vendosen depozita për importet e polikarbonatit nga rajoni i Tajvanit duke filluar nga e marta si një masë antidumping.

Importet e polikarbonatit nga Tajvani janë përfshirë në aktivitete dumpingu, duke shkaktuar dëme konkrete në industrinë e polikarbonatit në pjesën kontinentale, tha në një deklaratë Ministria e Tregtisë, duke cituar një hetim paraprak.

Vitin e kaluar, ministria njoftoi nisjen e një hetimi antidumping për importet e polikarbonatit nga Tajvani.

Polikarbonati mund të përdoret në shumë fusha, si pajisjet elektronike, automobilat, aparatet optike, ambalazhimi dhe pajisjet mjekësore. (Çang Çuo)