nënshkrimi i Traktatit kino-japonez të Paqes dhe Miqësisë në vitin 1978
Në kuadër të 45-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit dypalësh të Paqes dhe Miqësisë, Ministria e Jashtme kineze njoftoi se lidhjet Kinë-Japoni janë në një fazë thelbësore për përmirësim dhe rritje, bën të ditur “CGTN”.
Një zëdhënës i ministrisë tha në një deklaratë se traktati kodifikoi angazhimin e Kinës dhe Japonisë për paqen, miqësinë dhe bashkëpunimin dhe vendosi parimet dhe drejtimin gjithnjë e më të qëndrueshëm për ndërveprimin dypalësh që vazhdojnë të jenë po aq të rëndësishme sa kurrë më parë.
Në 45 vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Japoni kanë pasur një rrugë të gjatë, duke sjellë përfitime të prekshme për të dy popujt dhe duke kontribuar në prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë, shtoi zëdhënësi.
Sipas tij, Ministria e Jashtme Kineze shpreson që bashkërisht të ndërtohet një marrëdhënie Kinë-Japoni që mund të plotësojë kërkesat e epokës së re. (Fatosi)