Në Kinën lindore vendosen pika karikimi “wireless” të automjeteve elektrike
2023-08-13 11:46:05

foto: VCG

foto: VCG

Karikimi “wireless” për automjetet me energji të re funksionon në të njëjtën mënyrë si për telefonat inteligjentë, deklaroi Zhao Meng, anëtar i stafit të departamentit të marketingut në kompaninë “State Grid Suzhou Power Supply”, bën të ditur “Xinhua”.

Këto pika karikimi janë mbi 90 për qind efikase me fuqi të vlerësuar në përkatësisht 7 kilovat dhe 11 kilovat, shtoi Zhao.

Krahasuar me karikimin me prizë, ai “wireless” për makinat elektrike ka përparësi të shumta, të tilla si lehtësia e përdorimit dhe shmangia e rreziqeve të sigurisë që lidhen me përçuesit e ekspozuar.

foto: VCG

foto: VCG

Ndërsa karikojnë makinat e tyre, shoferët mund të kontrollojnë të dhënat në kohë reale në lidhje me fuqinë, tensionin dhe rrymën e karikimit, duke përdorur aplikacione dhe ekrane të instaluara në makinë.

foto: VCG

foto: VCG

Industria e makinave me energji të re në Kinë është përshpejtuar shumë vitet e fundit. Deri në fund të qershorit, në Suzhou kishte 308.400 njëri, një rritje me 93.9 për qind në bazë vjetore, duke kryesuar shifrat në provincën Jiangsu.